Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga punimet në dy projekte të rëndësishme që janë duke u zhvilluar në Pogradec.

Sipas kryeministrit Rama, brenda 12 muajve zona do të përfundojë projekti i “Shëtitores së Tushemishtit nga ura e Drilonit deri në pikën doganore të Tushemishtit” dhe i “Unazës së Tushemishtit”, që fillon nga ura e Drilonit dhe kalon nga burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore.

‘Kantieri i projektit të Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit, nga ura e Drilonit që kalon në burimet e Zagorçanit për të përfunduar në pikën doganore të Tushemishtit, një ndërhyrje që brenda harkut kohor të 12 muajve transformon me standardin e duhur të gjithë infrastrukturën e kësaj zone.’- shkruan Rama.

Të dyja këto projekte që kapin vlerën 10 milionë dollarë, janë të financuara nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Realizimi i këtyre ndërhyrjeve brenda harkut kohor të 12 muajve e transformon me standardin e duhur të gjithë infrastrukturën e kësaj zone.