Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, gjatë një takimi që zhvilloi me banorët në këtë qytet.
Teksa kujtoi investimet dhe punën e bërë nga socialistët në Himarë, Rama u drejtua me gjuhë të ashpër ndaj kandidatit të opozitës për këtë bashki, të cilin e quaji diversant.
“Kur ne morën detyrën gjithçka ishte jo vetëm siç kishte qenë por kudo ku ishte vënë dorë, ishte prishur, ishte shëmtuar dhe mbi të gjitha ku pronat se supozohej që do t’i ktheheshin të zotit, kishin hyrë në një labirinth pa krye që i kishte nxjerrë në çdo cep pseudopronarë njerëz të ardhur këtu me fuqinë e pushtetit në Tiranë dhe të falsifikimeve të pafundme që kaq shumë e kanë mërzitur këtë popull këtu. Edhe këtu ku jemi ne, kjo vija bregdetare këtu, nuk ekzistonte në atë kohë. Kur vija këtu që kaloja me punët që më sillnin këtej ulesha dhe bisedoja dhe gjithmonë thosha po Himarën pse e bënë si Bathore? Sepse realisht ishte një tmerr. Sot besoj që të gjihtë biem dakord që ne kemi bërë për Himarën atë që s’është bërë kurrën e kurrës.
“Nëpërmjet një maske që kanë vënë këtu dhe del nëpër rrugë e shet borçkulla që është edhe një kokërr injoranti dhe është një diversionist i pashoq që flet sikur bën politikë të madhe, ai nuk përfaqëson absolutisht asgjë përveç vullnetit të një grushti njerëzish këtu”.
Pa akuzuar nuk ka la as koalicionin opozitar “Bashkë Fitojmë”.
“Është koalicioni më i shëmtuar i karavidheve. Kurrë karavidhet nuk kanë arritur të bëjnë atë lloj koalicioni. Bashkë Fitojmë me Like floririn dhe me Saliken se është dhe ai gërdalla tjetër që vjen vërdallë. E pastaj ç’a do kërkojnë himariotët më nga unë pastaj? Do kërkojnë investime? Me kë? Me këtë sqeparin këtu që ka ardhur ju kërkon vota juve? Ai është analfabet në greqisht se në shqip është dru. Po ja them këto fjalë sepse jam shumë i acaruar me diversionet që bën lart e poshtë medemek lidhjet që ka në Greqi. Po qe për Greqi i kam vet, po qe për lidhjet në Turqi i kam vetë dhe askush këtu nuk i përfaqëson më mirë ato lidhje, pavarësisht se unë s’di të flas greqisht. I them të tërëve realisht se këtu në Himarë nuk janë ndarë njerëzit as kur në Tiranë ishte një mbret. E dini mirë ju historinë. Himara është një dhe mos lejoni në asnjë mënyrë dhe madje ata që ndjehen të djathtë medemek këtu, se himariotët s’janë të majtë e të djathtë, duhet të pyesin veten pse më budallain do votojnë ata? Ku e gjetën këtë gdhënë që vënë këtu? Më gdhënë. Në greqisht analfabet në shqip dru”, tha Kryeministri Edi Rama për kandidatin e opozitës Fredi Beleri.