Nga Vlora, ku mori pjesë në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë shqiptarë e të huaj të universitetit të Vlorës, “Ismail Qemali”, Kryeministri Rama u shpreh se Qeveria ka si synim që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.
Ai tha se me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen jo pa vështirësi, por në mënyrë sistematike, po krijohen hapësira për ta parë veten universiteti si pjesë e një rrugë ku nuk pritet gjithçka nga qeveria, por nga ndërveprimi dhe me universitetet e tjera.
“Sa i përket nevojave dhe kërkesave tuaja, ne kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi. Një pjesë e këtyre gjërave do të zgjidhen hap pas hapi për infrastrukturë dhe laboratorë. Bashkia s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me universitetit, por është drerë e hapur për ju”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.