Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shprehur revoltë për presionin që i bëhet shtetit shqiptar për arrestimin e kandidatit të Himarës, Dhionisis Alfred Bejleri.
“Zyrtarët e çdo vëndi normalisht interesohen për fatin e shtetasve të tyre, kudo që ata, për njërën ose tjetrën arësye, ndodhen. Edhe Kushtetuta shqiptare e detyron Qeverinë e dheut amë, të bëjë të njejtën gjë për “grigjën shqiptare” brenda ose jashtë trojeve arbërore të 28.11.1912-ës”, shkruan Kalo.
“NËSE këta shtetas shkelin ligjet e atyre vendeve ku ata frymojnë, qeveritë demokratike e jo shovene nuk i bëjnë presione ose dërgojnë ultimatume, sikundër bëjnë grekët e serbët në Shqipëri dhe në Kosovë, për lirimin apo mos ndëshkimin e ligjshkelësve.
ALBANOFOBIA e këtyre dy vendeve është historike, duke harruar kurdoherë, se ndër shekuj i kanë zgjeruar territoret e tyre në kurriz të TROJEVE ARBËRORE, si dhe krimet e pashoqe që ata u kanë bërë popullsisë shqiptare. Kujtojmë jo më larg se në 1998-1999 krimet millosheviçiane në Kosovë”.
Kalo bën thirrje që organet e ligjit dhe institucionet politike në Shqipëri t’i dalin vendit zot ose të largohen për të ardhur ata që flasin dhe veprojnë shqip:
“EKZEKUTIVI dhe LIGJZBATUESIT shqiptarë do të respektohen nga “il poppolo Albanese”, nëse do të dinë të menaxhojnë si duhet situatën e krijuar me arrestimin e bukëshkalit progonatas të konvertuar në vorio-epirot Fredi Bejleri, dhe t’u japin përgjigjen e duhur si ligjshkeljeve të bëra prej tij, po ashtu edhe hundëfutjes së politikanëve grekë në punët tona.
Ligji është i barabartë për të gjithë në çdo kohë e në çdo rrethanë. NËSE KENI KËLLQE për të bërë SHTET të respektuar e vlerësuar si brënda edhe jashtë tij, si dhe nëse në arteriet e venat tuaja rrjedh ende GJAK SHQIPTARI, ky është momenti për t’i treguar ato!
Në të kundërt pas mbarimit të Zgjedhjeve Lokale, shpallni Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare dhe vëndin ta marin në dorë FORCA TË REJA POLITIKE, të përbërë nga shqiptarë që ende mendojnë, flasin dhe veprojnë vetëm SHQIP!!!