Armando Subashi shpallet fitues i bashkisë së Fierit për një mandat të tretë.
Me një diferencë të theksuar prej 35.280 votash Subashi ka fituar bindshëm ndaj dy rivalëve të tjerë në këtë garë, Evdar Kodheli që ka arritur të sigurojë 10.078 vota dhe Eriselda Zotaj Celaj që ka marrë 5529 vota.
Procesi i numërimit është administruar nga 3 KZAZ të cilat kanë numëruar 224 kuti të katër rajoneve të Fierit dhe nëntë njësive administrative. Pas fitores, ai ka reaguar duke u shprehur se do të fokusohet te turizmi dhe bujqësia në vijim.
“Më të keqen shpresoj e kemi lënë pas, ndaj më pëlqen të citoj Edi Ramën: “S’keni parë gjë akoma” në Fier.
Do te fokusohemi te turizmi dhe bujqësia, kemi projekte të rëndësishme për të zbatuar në këto sektore“, tha Subashi.
Qyteti i Fierit njihet prej vitesh si bastion i së majtës dhe këto zgjedhje vendore ruajti të njëjtën linjë./
Armando Subashi garoi në zgjedhjet e 14 majit për mandatin e tretë në krye të bashkisë së Fierit, duke fituar bindshëm ndërsa në fund të këtij procesi u shpreh se kjo ishte një fitore historike.