Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka shpjeguar në Komisionin e Ligjeve se nga projektligji për rritjen e pagave do të përfitojnë 130 331 punonjës të administratës.
Ibrahimaj tha se nga rritja e pagave do të preken 250 funksionarë politikë që e kanë pagën të lidhur me presidentin por nuk do të preken deputetët dhe ministrat.
“Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentin. Efekti financiar llogaritet 20 mln lekë. Paga e presidentit rritet në 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht. Koeficientet, që lidhen me kuvendin dhe qeverisë, ato janë përjashtuar pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta parë në një moment të dytë. Grupet e prekura indirektë administrata qendrore dhe vendore. Shtrihet në dy vite efekti. Kostoja totale e kësaj politike 39 mld lekë në 1 janar 2025. 1 mld lekë, efekti i zbatimit të vendimit të GJK për vitin 2023. Në total 130 330 punonjës”, tha Ibrahimaj.
Organet që do të kenë kompetencë për të përcaktuar pagat janë Kuvendi, Këshilli i Ministrave, Këshillat Bashkiakë, Organet Kolegjialet drejtuese, Organet Kolegjiale drejtuese të institucioneve të pavarura.