Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka debatuar me Grida Dumën sa i përket mënyrës se si po paraqitet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.
Në “Top Story” Duma e ka cilësuar monotone çështjen e mbjelljes së pemëve nga Veliaj, duke e pyetur hapur kandidatin socialist se sa herë e ka filmuar atë “çështjen e lopatës te pemët”.
Për t’u përgjigjur Veliaj tha se “mijëra herë dhe s’ka asnjë kompleks” për këtë çështje. Sipas Veliajt, “puna të bënë të marrësh lopatën, mistrinë, t’i japësh traktorit”.
Madje një mënyrë për të gjetur hapësirë dhe ecur para, sipas Veliajt, është të godasësh Saliun dhe Ilirin.
Pjesë nga debati:
Duma: “Ne s’jemi më të mirët por më të mirë se ne s’ka?”- këtë nuk e kuptoj unë. Ndërsa ti më thua dixhitalizimi, kamera… Sa herë e ke filmuar atë çështjen e lopatës te pemët aman?
Veliaj: Mijëra herë dhe s’kam asnjë kompleks.
Duma: Ca simboli është kjo që ti merr lopatën, ndërkohë që si kryebashkiak nuk ke për ta marrë kurrë.
Veliaj: Unë e kam marrë lopatën, kemi mbjellë mijëra fidan pemë…
Duma: Ke mbjellë 1 milionë pemë? Unë nuk dua ti hyjë kësaj bisede sepse më duket… Për mua është refren që të shoh mijëra herë duke futur lopatën sa për kamerat, dhe pastaj del ajo lopata e kuqe që shkëlqen. Duket sikur i fut duart në punë, por në fakt nuk ekziston kjo në realitet.
Veliaj: Por, jo mo s’ka problem. Unë i fus duar edhe në sufllaqe, edhe në mistri, sepse i ndjek gjërat me një pasion dhe më fasinon mënyra se si funksionojnë proceset. Ne jemi marrë me shumë procese të vështira, kam kuptuar edhe se si funksionon vaksinimi dhe sterilizimi.
Duma: Traktorit di ti japësh?
Veliaj: Po di ti jap traktorit.
Duma: Di apo jo?
Veliaj: Po, patjetër…
Duma: Sepse kishim një vajzë këtej mbrapa dhe më tha shikoje njëherë sepse e ktheu dy herë timonin, një herë para, një herë mbrapa dhe s’po ecën.
Veliaj: Çështja është se kishim një makinë të parkuar dhe patjetër, do shkosh njëherë mbrapa për të shkuar përpara.
Duma: Ece njëherë mbrapa ti?
Veliaj: Eca mjaftueshëm për të dalë nga parkimi.
Duma: E shikon që duhet të ecësh njëherë mbrapa, për të shkuar përpara.
Veliaj: Mjaftueshëm për të kuptuar ku nuk duhet shkuar në afatgjatë.
Duma: Lëre tani, ece njëherë mbrapa.
Veliaj: Po, po. Që duhet t’iu japësh një kolpo atyre mbrapa për të ecur përpara, po.
Duma: Pse i godite ata kur ece mbrapa?
Veliaj: Ishte një mënyrë për të gjetur hapësirë, dhe një mënyrë për të gjetur hapësirë sot është të godasësh Saliun dhe Ilirin, për të treguar që e ardhmja është përpara.
Duma: Nonjëherë duhet të shohësh mbrapa për të ecur përpara Erion.
Veliaj: Si mënyrë për të ecur përpara. Edhe në retorikë, ne ju kujtojmë njerëzve 21 janarin, ju kujtojmë gërdecin. Unë mendoj se është më mirë të hapësh një gropë për pemë sesa të hapësh një gropë si Gërdeci.