Pas humbjes në Bashkinë e Rrogozhinës, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka ndjekur të përdorë të njëjtën metodë si Sali Berisha për justifikimin e rezultatit duke trumbetuar se procesi është manipuluar.

Teksa sot ankohet për rezultatin, kujtojmë se kandidati Shkëlqim Hoxha shpërndante pako me një ditë para votimeve me makinën e veshur me logon e koalicionit. Kjo metodë ka qenë i vetmi ‘program’ i kandidatit Shkëlqim Hoxha për të marrë fitoren. Madje vetë Shkëlqim Hoxha s’ka qenë asnjëherë banor i qytetit apo njësive dhe as ka punuar ndonjëherë në qytet. Banor i Bashkisë Rrogozhinë ai është bërë pak ditë para zgjedhjeve.

Nëse sheh faqen e kandidatit të Bashkë Fitojmë rezulton së përgjatë 30 ditëve të fushatës ai nuk ka zhvilluar asnjë takim publik me qytetarët e Rrogozhinës. Lidhur me ankesën e Shkëlqim Hoxhës, shifrat janë ato që e hedhin poshtë pretendimin e tij.

Në këto zgjedhje Partia Socialiste pati një rëne të lehtë numerike krahasuar me zgjedhjet e zhvilluara në 6 Mars 2022 dhe mori të njëjtin numër votash me zgjedhjet e vitit 2021.

Një tjetër fakt është se Partia Demokratike as që i është afruar ndonjëherë rezultatit të marrë në këto zgjedhje në Rrogozhinë edhe kur ka qenë e bashkuar.

Për më tepër Shkëlqim Hoxha s’ka qenë asnjëherë banor i qytetit apo njësive dhe as ka punuar ndonjëherë aty. Ai është thirrur si kandidat për të gjetur një mënyrë për të thyer ‘Stalingradin’ siç edhe është shprehur vetë disa herë publikisht.

Videot e mëposhtëme janë filmuar një natë para ditës së zgjedhjeve.