Shpëtim Duro feston sot titullin kampion në Maqedoninë e Veriut.

Pas largimit nga Egnatia, trajneri i mirënjohur shqiptar udhëheq Strugën Trim&Lum drejt suksesit historik.

Klubi shqiptar fiton titullin e parë kampion në kampionatin maqedonas.

Struga mposhti sot Sileksin me rezultatin 3-0, ku vendosën dy golat e Shabanit dhe goli i Ibrahimit.

Ekipi i udhëhequr nga Duro shkon në kuotën e 62 pikëve, me një diferencë prej 7 pikësh nga Shkupi i vendit të dytë.

Matematika e dërgon kështu trofeun në duart e lojtarëve të Strugës, megjithëse kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit.