Fushata elektorale për zgjedhjeve vendore të 14 majit po hyn në javën e fundit të saj ndërkohë që subjektet politike vijojnë turet e takimeve me qytetarët.
Në këto zgjedhje kandidojnë nën siglën e Partisë së Lirisë edhe kandidatët e dyshes Berisha – Meta.
Duket se fushata nuk po ecën siç duhet për Partinë e Lirisë pasi siç shihet edhe nga takimet qytetarët nuk kanë interes ti dëgjojnë. Pas Lushnjes, Kukësit e Kamzës, Berishën dhe Metën i ka braktisur edhe qyteti i Fierit.
Fotoja e mëposhtëme tregon pjesëmarrjen e dhjetëra militantëve e ithtarëve të Berishës që marrin pjesë në takimin e organizuar në Fier.