Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci po zhvillon një fushatë mjaft qytetare në kuadër të zgjedhjeve vendore të 14 Majit. Kjo sjellje u ka bërë përshtypje mjaft personaliteteve në Shkodër, përfshirë këtu dhe artistët, të cilët përveçse janë shprehur pro votës për Benet Becin, janë angazhuar me të në fushatë.

Së fundi është publikuar një këngë dedikuar fushatës së po zhvillon Beneti. Kënga me titull “Si ke ndje” është publikuar nga vetë Beneti në rrjetin e tij social ‘Facebook’.