Studiuesit e Universitetit Tufts zbuluan se disa lloje gjaku lidhen me një rrezik më të lartë të sulmeve në zemër ose goditjeve në tru dhe lloje të caktuara të kancerit. Gjaku ndahet në grupe të ndryshme, në varësi të pranisë së antigjeneve në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut. Dy sistemet antigjenike më të rëndësishme, nga pikëpamja klinike, janë sistemi ABO dhe sistemi Rhesus (Rh).

Sistemi ABO përcakton nëse grupi i gjakut është A, B, AB ose O. Lloji i gjakut përcaktohet nga prania e antigjeneve në sipërfaqen e rruazave të kuqe të gjakut dhe antitrupave përkatës në plazmë.

Ja se nga cilat sëmundje rrezikohemi sipas grupit të gjakut:

KANCERI:

Hulumtimet tregojnë se njerëzit me grupin e gjakut A janë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të disa llojeve të kancerit të stomakut. Infeksionet bakteriale nga E.pylori janë më të zakonshme tek pacientët me grupin e gjakut A dhe këto infeksione mund të shkaktojnë ulçera në stomak, inflamacion dhe ndonjëherë të çojnë në kancer, thekson profesori Comenzo. Helicobacter pylori (E.pylori) gjithashtu mund të lidhet me shkallë më të lartë të kancerit të pankreasit në grupet e gjakut A, B dhe AB.

SËMUNDJET KARDIOVASKULARE:

Grupet e gjakut A, B dhe AB janë të lidhura me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër. Për shkak të sëmundjeve koronare të zemrës sesa grupi i gjakut O. Në veçanti, njerëzit me grupin e gjakut AB duket se janë në rrezik më të lartë. Këto grupe gjaku kanë qenë gjithashtu të lidhura me norma më të larta të çrregullimeve të koagulimit të gjakut.

GODITJA NË TRU:

Njerëzit me grupin e gjakut A kishin pak më shumë gjasa të kishin një goditje para moshës 60 vjeç, sesa njerëzit me grupin e gjakut O.