Një brand i ri ka hyrë në sferën publike shqiptare duke ndryshuar rrënjësisht kulturën e debatit, “Barometri”.
Prej mëse dy vitesh, dhjetëra sondazhe, kanë sjellë një frymë të re ku në mënyrë periodike është matur pëlqyeshmëria e politikanëve, problemet kryesore të shqiptarëve, mendimi i shoqërisë për tema më interes publik.
Sondazhet e para dolën në ekrane në fillim të viteve 2000 dhe për herë të parë u zhvillua një exit poll në vitin 2005. Më pas, sondazhet kanë qënë më shumë një mjet për ndikim, të sponsorizuar fort nga politika, se sa një mundësi për të matur opinionin publik apo për ti shërbyer publikut.
Por këtë realitet ndotës e la pas Barometri i Euronews Albania.
Sondazhi la pa fjalë edhe më skeptikët kur parashikoi me saktësi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 2021, i cili ishte fiks ai që nxori në fund edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Testi i dytë ishin zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit ku sërish, Barometri rezultoi i pagabueshëm.
Edhe këtë herë në zgjedhjet e 14 majit, sondazhi gjeti me saktësi sesa vota mori secili kandidat në garën e madhe për Tiranën.
Barometri i Euronews Albania themeloi një gjini të re në gazetarinë televizive shqiptare, e ngjashme me brandet e njohura në botën anglosaksone, ku matja e opinionit publik është dicka normale.
Tanimë, Barometri është një ‘institucion’ të cilit i besojnë dhe e referojnë gazetarët, analistët, politikanët dhe të gjithë shqiptarët.
Shërbimi më i madh që Euronews në bashkëpunim me MRB dhe Datacentrum i bën publikut nuk lidhet vetëm me rezultatin e zgjedhjeve por mbi të gjitha me matjet e vazhdueshme për gjithçka shqetëson shqiparët, nga korrupsioni, te papunësia e kostoja e jetesës.
Barometri ka shkuar përtej. Ai është sot burimi më i besueshëm i asaj se ccfarë mendojnë shqiptarët dhe jo rrallë herë, në debatet publike, shifrat e Euronews Albania cilësohen si argumenti bindës.
Kur Theodhori Çami i Euronews Albania, franchise i parë në Shqipëri, guxoi që përmes “Barometrit” të realizonte sondazhe të vazhdueshme për gjithçka shqetëson shqiptarët, shumëkush ishte skeptik. Ai insistoi të çojë para këtë projekt të paprovuar në tregun mediatik kur shumica ishin mosbesues dhe ia doli, jo vetëm të krijonte një brand të suksesshëm por edhe të ndryshonte debatin polarizues të studiove televizive dhe më gjerë, ku çdo tavolinë, kafene apo dhe mbledhjesh strukturash politike, sondazhet e Euronews të jenë referencë.
Në kushtet kur në Shqipëri po ndihet fort mungesa e një gare reale në politikë, apo kur shoqëria shqiptare vuan ende nga sindromi i pabesueshmërisë së medias, Euronews Albania krijoi një standard të ri që do kontribujë shumë ne vitet e ardhshme për një shoqëri më të hapur e të drejtë.