Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja ka mohuar kategorikisht akuzat e ngritura ndaj tij për fshehje të pasurisë. Në seancën e sotme gjyqësore Dedja është shprehur se huanë prej 10 mijë eurosh e ka marrë nga kunati, i cili ka punuar në emigrim dhe nuk i ka deklaruar të ardhurat nga emigracioni.
Ndërkohë në lidhje me apartamentin në Tiranë ku ai banon, Dedja deklaroi se e kishte marrë me kredi, që do të duhet ta paguajë edhe këtë vit.
“Sa i takon huasë 10 mijë euro, janë të kunatit dhe ka punuar në emigrim dhe janë të deklaruar të ardhurat nga emigracioni. Sa i takon apartamentit në Tiranë kam marrë kredi për të, dhe do paguaj deri në vitin 2023”, është shprehur Deda.
SPAK ka kërkuar një vit burg për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, me akuzën e fshehjes së pasurisë.