Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i mbrojti veprimet e Policisë së Kosovës, e cila ndihmoi instalimin e kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

“Policia jonë po bën punë profesionale, janë të trajnuar, i dinë të drejtat e njeriut dhe nuk ka shkelje nga ana e Policisë sonë”, tha Kurti në një adresim nga Bratisllava.

“Identiteti nacional është përkatësi ndaj një kulturë ose vetëdije historike, por nuk është profesion. Një polic i mirë nuk është shqiptar apo serb por është polici i mirë dhe kaq”, tha Kurti.