Derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, mbrëmë e ndoqi nga afër dhe një tifoz special si trajneri i kombëtares shqiptare, braziliani Sylvinho.

I pyetur nëse i pëlqen ndonëse nga lojtarët e Superligës, Sylvinho veçoi mbrojtësin Andi Hadroj por përveç tij ka dhe lojtarë të tjerë.

“Po, kam parë disa lojtarë që, pse jo, i shoh dhe në të ardhmen ne kombëtare. Më pëlqeu shumë mbrojtësi i Partizanit Andi Hadroj, por ka dhe lojtarë të tjerë që mund të thërras një ditë, pa bërë emra publik, janë dy apo tre lojtarë që më pëlqejnë për cilësitë që ata kanë. Mbetet për t’u parë. Është bukur t’i shohësh këta lojtarë në ndeshje të tilla, pavarësisht presionit ata japin gjithçka për të fituar”.