Mitingun elektoral përmbyllës kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta bëje në bashkinë e Durrësit, qytet i cili për kryesocialistin ka qenë një kryefjalë për rëndësinë e transformimit.
Si deputet i qarkut të Durrësit ai ka bërë një ‘ofensivë’ në mbështetje të Emirjana Sakos, pasi kjo është një garë e fortë por edhe shumë e rëndësishme për socialistët.
Rama gjatë fjalës së tij ka ironizuar edhe demokratët për të cilët tha se janë katandisur në një gjendje që do detyrojnë kryeministrin ta bëje PD-në nga fillimi, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë sipas tij.
“Unë jam i bindur që nuk ka 1 kilometër të Shqipërisë që nuk ka potencial për të zhvilluar turizmin dhe Durrësi është lokomotiva e transformimit ekonomik. Durrësi është kthyer në qendrën e gravitetit të një momenti tjetër të historisë së zhvillimit tonë ekonomik. Pas shumë përpjekjesh është vendosur baza e janë lidhur të gjitha gjërat bashkë, me portet e reja e me hekurudhën Durrësi bëhet një pikë lidhëse për të gjithë hapësirën e rajonit e do të rikthehet në atë që ka qenë historia e vet shumë e largët, asaj ane që romakët e përdoren për të hyrë e për t’u shtrirë në territore të tjera. Pas këtij takimi do të shkojmë ët amfiteatri e do të bëjmë linçimin e fazës tjetër. Është amfiteatri më i madh që romakët ndërtuan pas Romës. Durrësi është pasqyrë tjetër e Adriatikut.
Projektet s’janë më projekte por janë planë qe kanë nisur të zbatohen, ne do të vëmë në punë motorë të rinj me shumë herë më shumë kuaj fuqi. Pa diskutim që do ti japim jetë një historie krejt të re tregtie të Shqipërisë si një lidhje të re. Shumëçka që nuk ak arritur ta përfitojë dot në dekada e në shekuj na duhet të vazhdojmë të shkojmë përpara e na duhet një mbështetje shumë e madhe e një bashkëpunim i ngushtë mes bashkive të qarkut Durrës e qeverisë, në këtë moment është shumë e rëndësishme që qytetarët Durrsakë, jo vetëm ata që na kanë votuar por edhe ata të tjerët që ndihen me një përkatësi tjetër politike që vazhdojnë të besojnë se i përkasin të djathtës nuk ka asnjë problem, nuk i bëj thirrje të votojnë për PS- në por për Anin ditën e dielë, sepse nuk është një votë për të ndarë se kush është më i fortë, është për të marrë në unë e për të mbajtur në punë njerëzit e duhur për ti shërbyer këtij projekti të madh transformimi. Kjo është arsyeja përse unë jam shumë i pranishëm në Durrës. Nuk e kuptojnë fare për çfarë bëhet fjalë, këtu bëhet fjalë për të ardhmen, duhet të shpenzojmë energjitë me punë në funksion të komunitetit e gjithë Shqipërisë. Sa për Sondazhet i them atyre që të marrin të numërojnë sa njerëz ka këtu sot e ajo do të jetë diferenca e rezultatit ditën e djelë.
Mijëra vota diferencë do të ketë mes Emirjana Sakos dhe atij që nuk po e zëmë fare me gojë se kemi fol e i dimë të gjitha e të mos e prishim këtë pamje aq të bukur që duket si hapja e sezonit turistik. Do të më detyroni të shkoj ta bëj unë Partinë Demokratike, por natyrisht kjo nuk ndodh. Shiheni sa bukur është të jesh me ne çfarë kënaqësie, ka lezet. Njerëz të lirë që kanë ardhur për kënaqësi ndërkohë që nuk dua ta mbyll pa thënë disa fjalë lidhur me atë që ka të bëje drejtpërdrejtë me gjithë këto projekte që është ekonomia e gjithë familjeve shqiptare. Nëse sot ende pa i zhvilluar këto projekte dhe me gjithë ato që hoqëm, keni qenë tek ky vend kur prisnim familjet e tmerruara nga tërmeti, të gjithë tmerrit të pandemisë, të problemeve të mëdha me inflacionin me çmimin e energjisë elektrike e po bëheni dëshmitarë të faktit se me gjithë këto probleme që na kanë detyruar të ndalojmë në vend, jemi në momentin kur po bëjmë rritjen më të madhe historike të pagave.”