Sali Berisha ka shkelur Kodin Zgjedhor ditën e sotme teksa nuk ka respektuar ditën e heshtjes zgjedhore. Ai ka bërë thirrje në Facebook për të votuar Fredi Belerin për të gjithë qytetarët e Himarës, duke përdorur gjoja një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg kandidatin e tij për Bashkinë Himarë. Në postim Berisha teksa bën thirrje për pjesëmarrje në votime në Himarë i orienton qytetarët që të votojnë për ‘të mbrojtur pronat nga Edi Rama’.
“Akt stalinist i Edi Ramës. Ai, për interesa të tij mafioze, urdhëron mbajtjen në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të rrëmbyer në mesnatë nga narkopolicia, Fredi Bejleri për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës. Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar policesk, ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Himarë, të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës. Sb”, ka shkruar Berisha në Facebook.