Fitorja e thellë e 14 majit për kryeministrin Edi Rama nuk është një votë për tu vetëkënaqur me atë që qeveria qëndrore dhe vendore ka bërë deri tani por për dhe për një vetëpastrim nga ata që kanë turpëruar PS-në.
Në Vlorë ku vijoi sot turin e falënderimeve Rama u ndal tek hipoteka.
“Nuk kemi marrë votën e vlonjatëve për hipotekën e Vlorës.Hipoteka e Vlorës është turpi i PS-së së Vlorës dhe PS së Shqipërisë. “
Rama kërkoi reflektim jo vetëm për degën e PS-së së këtij qyteti.
“Mora një shembull, mund të marr dhe të tjerë, nga qeveria qëndrore po të doni për njerëz që na kanë turpëruar. Këto shembuj na vlejnë jo për të thënë që nuk kemi punë por ato gjëra që janë bërë keq të mos bëhen më keq dhe njerëzit e këqinj të mos kenë vend në asnjë vend ku PS përfaqësohet pavarësisht se kë kanë krushk, gjak apo miqësi. Është e rëndësishme në partinë e Vlorës të bëhet një reflektim për këtë, jo instrument i përfitimeve të një grushti njerëzish apo rruga disa të bëjnë parakalime me kokën lart. Njerëzit e mirë e të përkushtuar duhet ta gjejnë vendin në këtë parti.
Për kryetarin e ri të bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha kishte një porosi.
“Është koha që Ermali ta bëjë Vlorën qytetin më të pastër të Shqipërisë”
Kryeministri Edi Rama e nisi sot turin e falenderimeve fillimisht me një takim studentësh në Vlorë më pas në Selenicë ku dëgjoi dhe këngën që i kishte krijuar grupi polifonik i qytetit.