Marco van Basten, ish-sulmuesi legjendar i Ajaxit, Milanit dhe i përfaqësueses holandeze, tashmë 58 vjeç, nuk e ka problem ta thotë mendimin e tij, edhe nëse të tjerëve mund të mos u pëlqejë.
Në këtë rast, mesazhi është për Leo Messin, i cili ka marrë një ofertë “faraonike” nga Arabia Saudite.
“Sipas mendimit tim, nuk e kuptoj të luaj në Arabinë Saudite për të fituar shumë para, kur i kam më parë, kjo do të më dukej e mjerueshme. Messi duhet të bëjë gjërat që do, Messi duhet të jetë shefi i vetes”, shpjegoi Van Basten.
Messit i përfundon kontrata më 30 qershor me PSG-në, klub në të cilin praktikisht e ka mbyllur.
Arabia Saudite e tundon me të gjitha paratë e botës, ndërsa Barça po shtrëngohet financiarisht në përpjekje për ta kthyer në “Camp Nou”.