Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se lista dramatike e opozitës është sonte kur të mbarojë numërimi i votave për këshillat bashkiakë.

Ai theksoi se humbja më e madhe e opozitës do të jetë në këshillat bashkiakë, se sa në votat për kryebashkiakë.

Rakipllari: Po të shikojmë rezultatet kandidati i Bashkë Fitojmë është i dyti, ky koalicion nuk kishte mundësi financiare, komisionerë për t’u trajtuara si i dyti. I dyti ishte caktuar dikush tjetër. Ju u morët me Këlliçin metën etj etj. A ka standard më të ulët në këto zgjedhje duke qenë se opozita kryesore nuk kishte as komisioner, as kohën.

Veliaj: Lista dramatike e opozitës është sonte kur të mbarojë, do të kemi vetëm dy anëtarë të Saliut nga 16 veta, është edhe më i thellë rezultati. Kur ti brenda këtij koalicioni gjysma gjeli dhe njerëzit e kanë të vështirë t’i dallojnë. Mua më rezulton do t’i shoh financat, por mua më rezulton që nuk i kemi shpenzuara të plotë. Pemët, aktivitetet, kryeministri kishte disa lëvizje, nuk u organizuar, ishin pemët apo stadiumi Arena Kombëtare, unë e di se sa kushton stadiumi, ti shikon partinë në pushtet që po i bën me këmbë në tokë, nëse ti pyet publikun se kush bëri fushatë më të kushtueshme dhe hipi bus në bar. Unë besoj që kemi para të mbetura pa shfrytëzuar.

Rakipllari: Ju bëni fushatë 4 vjet, mos merr këtë 30 ditëshin.

Veliaj: Në të gjitha televizionet del shumë më lart në mbulim. Mere raportin dhe shiko TVSH. Golat më të mëdha kanë qenë autogola. Të ikësh nga parlamenti, të futesh tek sqetulla e Ilir Metës, këto janë super gola. Njeri me plumba në mish nuk është vrarë.

Veliaj siguroi një mandat të tretë në bashkinë Tiranë nga zgjedhjet vendore të mbajtura më 14 maj në 61 bashkitë e vendit.

Në 1.118 qendrat e votimit në Bashkinë Tiranë 158.688 vota shkuan për Erion Veliajn, ndërsa 100.351 vota për Belind Këlliçin.

Fitorja e Veliajt është me një diferencë prej 58.337 të cilën nuk e ka patur asnjë kandidat në 8 zgjedhjet e shkuara për pushtetin vendor në kryeqytet.