Ndërsa vijon numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës, vazhdon të kryesojë Erion Veliaj me një avantazh prej 45 084 votash ndaj Belind Këlliçit. Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Veliaj, i cili kandidon për mandat të tretë, ka marrë 123903 vota deri më tani (54.55%). Ndërsa kandidati i “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi deri më tani ka marrë 78819 vota (34.70%).
Pas tyre janë edhe katër kandidatët e tjerë. Përkatësisht, Partia Demokratike me Roland Bejkon ka marrë 9708 vota (4.27%), Arlind Qori i “Bashkë” ka marrë 10837 vota (4.77%), Marko Dajti i FM ka marrë 2182 vota (0.96%), ndërsa Lajla Pernaska e PDIU ka arritur të sigurojë vetëm 1687 vota (0.74%). Janë edhe disa qendra votimi ende pa rezultat ndërsa pak më parë Erion Veliaj ka triumfuar në njësinë nr. 3 në Tiranë me 58.22% të votave.
Pas tij , Belind Këlliçi me 4833 vota, Arlind Qori me 667 vota, Roland Bejko me 606 vota, Marko Dajti me 128 vota dhe Lajla Pernaska me 135 vota.