Erion Veliaj vijon të thellojë rezultatin e fitores në Tiranë, Pothuajse në çdo kuti votimi që numërohet, kryebashkiaku Veliaj rrit diferencën ndaj Belind Këlliçit.
Nga të dhënat e fundit, Veliaj ka 40 mijë vota më shumë se Këlliçi. Më konkretisht, Veliaj deri në këto momente ka 109193 vota, ndërsa kundërshtari i tij vetëm 69481 vota. Qartazi një fitore e thellë në kryeqytet. Veliaj si drejtues politik i PS për qarkun Tiranë, ka fituar deri më tani dhe bashkitë Vorë, Kamëz dhe Rrogozhinë.