Vazhdon procesi i numërimit në Bashkinë e Kolonjës. Deri më tani janë numëruar 25 qendra votimi, nga 28 që janë në total.

Duket se kandidati i Partisë Socialiste, Erion Isai po shkon i sigurtë drejt fitores.

Deri më tani Isai ka marrë 3491 vota, ose 64.00%, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Et’Hem Lumani ka marrë 1964 vota, ose 36.00%.

Kujtojmë që në Kolonjë ndodhi një incident i shëmtuar një ditë para zgjedhjeve, ku kryebashkiaku, njëherazi kandidat i PS për bashkinë e Kolonjës u godit me grusht nga kundërshtarët e tij politikë.