Ka përfunduar procesi i votimit në Bashkinë e Tepelenës. Janë numëruar 22 qendrat e votimit dhe rezultati është më shumë se bindës për Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj, Tërmet Peçin .

Peçi ka marrë 4088 vota, ose 82.67% , ndërsa pas tij vjen me diferencë të thellë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë Baftjar Imeri i cili ka marrë 511 vota, ose 10.33 % dhe i treti është kandidati i Partisë Demokratike, Sokol Guga që ka marrë 346 vota, ose 7%.