Gazetarja e njohur Nisida Tufa ka rrëfyer sot në programin “Rudina”, historinë e vënies së emrit të saj. Ajo thotë se emri i përket një perëndeshe egjiptiane dhe atë ja vendosi xhaxhai.

Nisida thotë se pavarësisht se në fillim njerëzve u tingëllonte çuditshëm si emër dhe ja transformonin, ajo u mësua me të dhe i pëlqeu. Madje sot në gjithë Shqipërinë thotë gazetarja, janë vetëm 18 vajza me këtë emër.

“Unë kam lindur në…se nuk e kam problem për moshën, në 1982-in. Në atë kohë ishte trendi i emrave shqiptarë, por edhe ishin dhënë shenjat e para të emrave të shkurtër. Si vajza e parë që lindja në një fis të ngushtë dhe kush e kush të ma vinte emrin i pari. Pra, unë mendoj që absolutisht e drejta për të vendosur emrin te fëmijët është e prindërve dhe nuk e kuptoj aspak atë shprehjen: Mos e lër pa emër, se emër është!

Jo emri është personalitet që të shoqëron kudo, minimalisht emri lakohet në ditë dhjetëra e dhjetëra herë, për të mbërritur tek historia e emrit tim. Mami im me ça më tregon, e kemi pasur shtëpinë te 9-katëshet, kalonim për te shkolla “Sami Frashëri” ose “Partizani”, dhe emri që më lahohej shumë thoshte mami ose më vriste veshin për mirë, ishte Bora.

Doja shumë të ta vija Bora tha, dhe i thoja Andonit, për babain tim, kam dëshirë t’ja vendosim Bora. Mirëpo, për respekt iu la xhaxhait dhe mami me shumë kënaqësi. Ai mori kalendarin e emrave që ishin trend për 1982-in dhe vendosi që të më quante Nisida. Duke i shkuar pak për shtat dhe mbiemrit, dhe u zgjodh emri i një perëndeshe egjiptiane, Nisida. Mirëpo nuk ma kuptonin të gjithë, u tingëllonte çuditshëm. U thonin prindërve pse ky emër, pse ja keni vënë këtë emër. Filluan ta shkurtonin nga mënyra më të ndryshme dhe unë po filloja të ndihesha pak çuditshëm me emrin tim.

Sidomos kur mami më thoshte për këtë emrin Bora, po pse nuk ma vure i thoja, punë e madhe s’ka problem. Le të ishte qoftë dhe pak debat në fillim ama do e kisha emrin tim. Por, më pas filloi të më pëlqente emri im. Kushdo që ma dëgjonte thoshte sa emër i bukur, por edhe i rrallë. Në gjithë Republikën mesa kam unë informacion, janë 18 emra Nisida, mirëpo në këto pak emra që janë shumë të rrallë, unë dy vajza me emrin tim i kam gjetur në ambiente të përbashkëta. Kam mbaruar gjimnazin te “Petro Nini”, një vajzë me emrin Nisida e kisha në klasën paralele. Në News 24 vjen një vajzë, koordinatorja me emrin Nisida. Thashë si ka mundësi në të njëjtin vend kaq të ngushtë të kemi 3 emra të rrallë”, tregoi gazetarja.