Ish-sulmuesi i Inter-it, Mohamed Kallon, ka folur për Gazzetta dello Sport në lidhje me ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League mes Inter-it dhe Milan-it:
“Skuadra e Inzaghi-t më ka pëlqyer, me fitoren 2-0 ka treguar se është e fortë dhe e bashkuar, me sulmues të mëdhenj. Por nuk duhet të ndihen shumë të sigurt, as pas një fitoreje të tillë.
“Ndoshta duhej të kishin shënuar edhe një gol tjetër për të qenë të qetë. Duhet përsëritur e njëjta ndeshje si një javë më parë. Duke eliminuar Milan-in në njëj gjysmëfinale ndoshta do ta fshijmë të gjithë atë kujtim të 2003-shit…”, ka thënë Kallon.
Në gjysmëfinalet e Champions League të sezonit 2002-03, kuqezinjtë arritën të eliminonin zikaltrit me rezultatin e përgjithshëm 1-1 falë golit në fushën kundërshtare.