Në redaksinë e gazetës TemA ka mberritur një video nga Fresku, zona lindore e Tiranës, ku një banor i lagjes, i identifikuar si Agron Duro, flet me koordinatorin e LSI në Kuçovë dhe diskutojnë për sjelljen e një votuesi nga Kuçova në Tiranë kundrejt 150 mijë lekëve të vjetra, nga të cilat 50 mijë do përdoren për naftë.
Para saj ata kanë një bashkëbisedim të gjatë duke bërë pazar për numër votash.
Video është dëshmi e pastër e procesit të blerjes së votave. Personi në fjalë i përket ish- LSI, tani Parti e Lirisë.
Gazeta po e boton videon siç ka ardhur me shpresë që do ketë reagimin e duhur për të frenuar këtë fenomen.