Shqipëria ka arritur të kualifikohet për në finalen e madhe të festivalit të ‘Eurovision 2023’.

Vendi ynë është përfaqësuar këtë vit nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”. Ata kënduan në gjysmëfinalen e dytë duke na dhuruar një performancë elektrizuese e cila u prit me duartrokitje dhe brohorima nga publiku.

Kujtojmë se vetëm 10 shtete nga 16 prej tyre që performuan mbrëmjen e djeshme kanë mundur të shkojnë në finale duke qenë kështu një hap larg drejt fitores.

Shtetet e kualifikuara janë:

Shqipëria

Qipro

Estonia

Belgjika

Austria

Lituania

Polonia

Australia

Armenia

Sllovenia.

Finalja e madhe e ‘Eurovision 2023’ do të mbahet të shtunën më 13 maj në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00 (sipas orës lokale).