Pas tetë sezonesh dhe 109 golash të realizuar në 360 ndeshje (plus 79 asiste), Roberto Firmino do të largohet nga Liverpool-i.
Sulmuesi brazilian nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në qershor dhe tifozët kanë zgjedhur ta nderojnë në mënyrë spektakolare.
Pas përfundimit të ndeshjes kundër Aston Villa-s, e barazuar 1-1 nga Të Kuqtë falë golit të brazilianit në minutën e 89-të, tifozët e kanë përshëndetur me një këngë.
Ndërkohë, jashtë stadiumit, pak hapa larg Anfield, është shfaqur një pikturë shumë e bukur në nder të tij.
I’ve gone again
— The Anfield Wrap (@TheAnfieldWrap) May 20, 2023