Plazhi në Vlorë ka nisur.
Të huaj dhe shqiptarë e kanë zgjedhur për të kaluar pushimet, megjithatë qyteti po përballet ende me disa problematika. Kreu i operatoreve turistikë për Jugun e Vendit Vasil Bedinaj veçon si më shqetësuese situatën e plehërave por edhe mungesa e stafeve.
“Shumë turistë të huaj kanë frekuentuar Vlorën në Maj. Çdo fundjavë kapacitette thuajse kanë qenë plot. Presim një numër më të lartë se sa në vitet e kaluara. Shpresojmë të kemi rritj,m 20% më shumë se vitin e kaluar. Deri para 2 vitesh kemi pasur turistë të Evropës Lindore. Po kemi turistë Gjerman, Suedez, Spanjoll. Për këtë vit, mndoj se do jemi mirë me kapacitette që kemi”, tha Bedinaj.
Në krahasim me një vit më parë, gjatë këtij sezoni veror pritet që të ketë deri në 30% më shumë turistë. Ky fakt sipas Bedinaj-t i frikëson.
“Por ajo që na shqetëson, është a do të jemi gati për aeroportin e Vlorës që pritet të përfundojë në 2024? Me hapjen e aeroportit do jemi në një krizë akomoduese sepse hoteli më i madh në Vlorë është me 100 dhoma, dhe tjerët me 20-30 dhoma. Subjektet po vijnë nga jashtë Vlorës. Kemi dhe Durërsin që na merr subjektet. Shumë subjekte kanë sjellë njerëz nga jashtë. Edhe rrogat janë rritur, janë dyfishuar. Diskutimet e pastrimit janë të përditëshme. Po ikurajojmë kryetarin e ri që të marrë përgjegjësi për të pasur një qytet komod për ato që vijnë në Vlorë”, tregoi ai.
Edhe në Darzezë pushuesit kanë nisur të frekuentojnë plazhin. Me muzikë e valle, u çel në këtë zonë sezoni turistik.
“Sot jemi në Darzezë në çelje të sezonit turistik. Darzeza dhe Semani janë zona shumë të mira për zhvillimin e turizimit. Turizmi është gjëja që i ka munguar Ferit. Dy janë shtyllat e zhviullimit ekonomik. Bujqësia dhe tuizmi që është në hapa të ngadaltë. Nëse sot kemi vetëm disa vizitor, për ne nuk mjafton”, tha Subashi.