Teleskopi Webb arrin të zbuloje detaje të reja mbi planetin misterioz Fomalhaut-b dhe ekzistencën e tij. Prej dekadash, i konsideruar një fantazëm kozmike, duket se një konfirmim me tepër mbërrin mbi praninë e tij.
Madje sipas vrojtimeve të fundit, rreth yllit Fomalhaut, duket se është një sistem planetar. Rreth yllit, që ndodhet vetëm 25 vite drite larg nesh, janë dalluar objekte dhe pluhura kozmike që rrotullohen në formë unazash, dhe janë identifikuar të paktën 2 të tilla me detrite.
Janë shume të ngjashme këto unaza me asteroidët që formojnë fashën e Kuiper në sisitemin tonë diellor. Dhe pikërisht linjëzimi i këtyre dy unazave rreth yllit, sipas komunitetit shkencor, është një provë më tepër se është i pranishëm jo vetëm një planet, por një sistem planetar mjaft dinamik, në evolucion të plotë.