Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të dielë është mbledhur dhe ka vendosur miratimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka miratuar rezultatin final për bashkinë e Tiranës dhe atë të Durrësit, ku respektivisht u shpallën fitues Erion Veliaj dhe Emiriana Sako.
Rezultati përfundimtar përfshin votat e marra në total për kryetarin e bashkisë në çdo qytet si edhe votat e grumbulluara për Këshillin Bashkiak.
Ndërkaq kujtojmë se në zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka fituar 53 bashki ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë 7 bashkë.