Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video që tregon një autokolonë të Wagner me automjete të armatosura që udhëtojnë në autostradën M4, e cila lidh qytetin e Voronezhin me Moskën përmes rajonit të Lipetsk.

Kjo ishte paralajmëruar më herë kreu i Wagner, Prigozhin i cili kishte thënë se trupat e tij do të shkonin në Moskë nëse shefat e mbrojtjes Sergei Shoigu dhe Valery Gerasimovn nuk e takojnë atë.