Shqipëria mund të kthehet në një vend tërheqës për kompanitë që prodhojnë pjesë për makina. Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore industria e pjesëve të këmbimit në vendin tonë ështa akoma në hapat e para, dhe oferta e lirë e punës krijon atraksion për kompanitë e mëdhaja automobile.
Bazuar tek raporti, tregu në Shqipëri ka potenciale tërheqëse për prodhimin e pjesëve të përpunuara. Pjesë gjysmë të përpunuara, të gatshme për tu montuar, janë pikërisht ccfarë kompanitë e mëdhaja europiane kërkojnë.
Pandemia COVID-19 në vitin 2020 solli krizë masive në tregun e automobilëve, i cili pësoi një ngadalësim drastik për shkak të pengesave në transport si dhe në zinxhirin prodhues. Për shkak të kësaj krize, kompanitë europiane janë nxitur të eksplorojnë alternativa më të afërta për t’u furnizuar, në mënyrë që të shmangin riskun e krizave të ngjashme. “Shqipëria me një pozicion gjeografik të avantazhuar, si dhe me tregun e punës të lirë, e bëjnë atë një mundësi të vlefsheme investimi.
Në veçanti, sektori i prodhimit të makinave elektrike, si një treg në rritje, është një mundësi e madhe për Shqipërinë. Me rritjen e kërkesës së makinave elektrike në treg, Shqiperia, si një prodhuese e madhe bakri, mund të bëhet një qendër prodhimi të telave të bakrit dhe pjesëve të tjera për motorët elektrikë, si dhe për pajisjet elektronike në bord”, vlerëson Banka Botërore. Megjithatë tregu kërkon një kualifikim të posaccëm të forcës puntore, zhvillimin e strukturave industriale si dhe skema nxitëse për forcën puntore.