Bima HOPS, të cilat janë përdorur në prodhimin e birrës që nga kohërat e lashta, mund të parandalojnë grumbullimin e rrezikshëm të yndyrës në mëlçi të njohur si steatoza hepatike. Gjetjet janë të rëndësishme sepse kjo gjendje prek gati një të katërtën e popullsisë në Evropë dhe Amerikë. Një nga shkaktarët kryesorë të problemeve me mëlçinë është konsumimi i alkoolit, por edhe njerëz që janë përdorues të alkoolit mund të preken nga këto probleme dhe njihet si sëmundja e mëlçisë yndyrore jo-alkoolike(NAFLD).
Në një studim tek kafshët studiuesit e udhëhequr nga Adrian Gombart treguan se komponimet xanthohumol (XN) dhe tetrahydroxanthohumol (TXN) të prodhuara nga HOPS mund të zvogëlojnë akumulimin e yndyrës në mëlçi. Në studim, 60 minj u ndanë rastësisht në pesë grupe me mdieta të ndryushme: dieta me pak dhe shumë yndyrë, dietë me yndyrë të lartë me plotësim XN, dietë me yndyrë të lartë me më shumë shtesa XN dhe dietë me yndyrë të lartë me TXN.
Shkencëtarët zbuluan se TXN ndihmoi në kontrollin e shtimit në peshë të lidhur me një dietë me yndyrë të lartë dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak, faktorë që janë të përfshirë po aq në parandalimin e akumulimit të yndyrës në mëlçi.