Turistë nga e gjithë bota po shtohen çdo vit në fshatin bregdetar shqiptar. Ata shprehen se janë të kënaqur me vendin dhe dëshirojnë të rikthehen sërish. Bukuritë natyrore dhe mikpritja shqiptare u ka lënë më tepër mbresa.
Altin Çelaj menaxher i një hoteli tregon se Borshi këtë vit po bëhet gati për të pasur një bum të lartë turistik. Çelaj rrëfen se rezervimet për muajt korrik dhe gusht janë thuajse të mbyllura, kryesisht nga pushues vendas.
Borshi ka vijën më të gjatë bregdetare në jug, dhe njihet si destinacioni i preferuar i familjarëve, për detin, qetësinë dhe çmimet e arsyeshme.