Deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho ka sulmuar analistin Ilir Demalia pasi ky i fundit, debatoi me zëdhënësin e kreybashkiakut në detyrë, Fredi Beleri mbrëmjën e djeshme në emisionin Studio Live në Report Tv.
Me një fjalor të papërshtatshëm, deputeti i rreshtuar krah Berishës, Spaho ka ofenduar Ilir Demalian, e më pas ka fshirë postimin.
“Ky i shkreti eshte pjedhur nga trute. Te jatin e kishte kelysh te Sigurimit te Shtetit. Tani na çan me nder bythen”, shkruan Spaho, teksa ndan dhe një artikull të një debati që Demalia ka pasur mbrëmjen e djeshme me zëdhënësin e Fredi Belerit.
Debat i ashpër u zhvillua mbrëmjen e djeshme mes analistit Ilir Demalia dhe këshilltarit të Fredi Belerit, Skerdian Dhuli në Report Tv. Debati nisi për çështjen në të cilën ndodhet Himara, ku Fredi Beleri nuk u betua dot si kryebashkiak, ndërsa është ende në burg.
Dhuli: Fundërrima si puna jote, gjykoj se duhet të jenë në spital psikiatrik
Demaila: Je fshatar anonim, je rrit me bajga, je fshatar
Dhuli :Ti nuk krahasohesh dot me mua, se po ta duash Shqipërinë vjen dhe jeton këtu. Palaço, bën gama gam dhe leh sai qen, këtu mbyllet diskutim im me ty.