Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, i ka replikuar ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, pas mbajtjes së stërvitjes së forcave amerikane me ato serbe, të quajtur “Platinum Wolf”.
“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar”, nis teksti i saj.
“Më mirë ‘Platinum Wolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, ka shkruar Kearns.
Gjatë ditës së djeshme ambasadori Hill është shprehur tejet i kënaqur me zhvillimin e stërvitjes së përbashkët me forcat serbe.