Rreth 150 persona janë arrestuar në Francë gjatë natës së dytë të trazirave e protestave të shkaktuara pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar i cili nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.
Adoleshenti, i quajtur Nahel M, u qëllua në distancë, pasi ai refuzoi ndalimin e makinës dhe u largua. Pas kësaj ngjarje të rëndë mjera francezë kanë protestuar në disa qytete përfshi edhe Parisin, ndërsa në rrjetet sociale shihen videon të makinave të djegura e dyqaneve të plaçkitura.
Stacionet e policisë, oficerët dhe makinat u vunë në shënjestër të demonstruesve të dhunshëm gjatë natës.
Në videon që qarkullon në rrjetet sociale tregohet një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë. Makina më pas ecën disa metra dhe përplaset.
Adoleshenti, i quajtur Nawl M, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbave në gjoks, pavarësisht ndihmës së urgjencës. Oficeri i akuzuar se e qëlloi është arrestuar me akuzën e vrasjes. Sipas gazetës Le Monde, policia fillimisht tha se adoleshenti e drejtoi makinën e tij drejt tyre me qëllim që t’i lëndonte.
Por pamjet e postuara në internet, të verifikuara nga agjencia e lajmeve AFP, tregojnë një histori tjetër. Ajo tregon dy oficerë që përpiqen të ndalojnë automjetin. Njëri i drejton armën shoferit përmes dritares dhe duket se gjuan drejt tij, ndërsa ai përpiqet të largohet. Agjencia gjithashtu raporton se një person në video mund të dëgjohet duke thënë “do të të qëllojnë në kokë” – por është e paqartë se kush e thotë këtë.
Dy të tjerë ishin në makinë në momentin e të shtënave – njëri u largua ndërsa një tjetër, gjithashtu i mitur, u arrestua dhe u mbajt nga policia. Të shtënat shkaktuan një seri protestash të martën mbrëma në Nanterre, zona në perëndim të Parisit ku u vra adoleshenti.