Orët e paradites, paraqiten; me vranësira dhe shira ku më prezente do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit ndersa zonat Jugore do të jenë kryesisht me kthjellime dhe momente me pika shiu. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke ri-kthyer intervalet me kthjellime në të gjithë vendin, më të theksuara në zonat Jugore- Jugperëndimore; kryesisht në qarkun e Vlorës.
Temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat e mëngjesit por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Verperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.