Kombëtarja shqiptare e futbollit renditet në vendin e 65 në FIFA. Dy fitoret e qershorit për kualifikueset e EURO 2024 kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, kanë bërë që kuqezinjtë të ngjiten tre vende më sipër nga FIFA.

Nëse në renditjen e prillit tanët ishin të 68-tëT, sot mbajnë vendin e 65-të. Pozicioni më i lartë që kuqezinjtë kanë mbajtur ka qenë vendi i 22-të në vitin 2015, teksa më i ulëti ka qenë pozicioni i 124. Kosova ka humbur një pozicion, duke mbajtur vendin e 108-të.