Gjatë turit të falenderimit për besimin që i është dhënë PS-së në Tiranë, kryeministri i vendit Edi Rama është ndalur dhe tek çështja e pronave.

Gjatë fjalës së tij, Rama është shprehur se Hipoteka është trajtuar ndër vite si një vend ku të fuqishmit e PS punësojnë njerëz teksa shton se për këtë duhet të ju vijë “turp” pasi nuk është bërë mjaftueshëm për reformën në drejtësi. Kryeministri Rama ka shtuar se kush ka pasur “2 Lekë pushtet” në PS, e ka parë Hipotekën si një zonë trafiku interesash të veta dhe se qytetarët nuk marrin lehtësisht certifikatën e pronësisë.

Edi Rama: Ne akoma sot, kemi një problem shumë të madh, jemi një vend që nuk ka stabilitet në çështjen e pronës dhe këtu nuk flas për konfliktet e pronësisë, por për faktin që sot një shqiptar i zakonshëm nuk e ka akoma të lehtë që të marrë nga Hipoteka certifikatën e pronësisë që e ka atje, e ka nxjerrë se i duhet. Mund ta marrë, por edhe mund të mos ta marrë.

Ne kemi përgjegjësisë që një bankë (Hipoteka), e kemi trajtuar si një vend ku të fuqishmit e kësaj partie punësojnë njerëz sepse nuk mund të krenohemi mjaftueshërisht për reformën në drejtësi nëse jemi pengesë për trajtimin e drejtë të qytetarëve përtej gjykatave që ka edhe një drejtësi tjetër, të qenit i drejtë i shtetit, i institucionit me qytetarin që nuk përbën një vepër penale, administrative të gabuar, por përbën padrejtësi. Po cilën drejtësi bëjmë ne në të përditshmen tonë në dyert e Kadastrës dhe si mundemi ne që t’i themi vetes që ne e meritojmë atë votë dhe atë besim nëse ne nuk i japim atyre njerëzve, si mund të shkojmë ne dhe të flemë të qetë? Si mund t’i gëzohemi kësaj fitoreje pa e menduar faktin që pjesa më e madhe e atyre që na kanë votuar ne, nuk trajohen si njerëz në Kadastër?

Kush ka pasur “2 Lekë pushtet” në parti, e ka parë hipotekën si një zonë trafiku interesash të veta. Këtë të vërtetë është mirë ta themi, të na vijë turp nga kjo gjë. Kush ka dorë në këtë turp, duhet të heqë dorë dhe ajo agjenci duhet të bëhet bankë. Ashtu sikur nuk i shkon në mendje njeriut për të bërë lodra me kurset e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ashtu mos t’i shkojë mendja të merret me tokat e shqiptarëve. Kjo është më e rënda. Ne kemi mundësi që pas 2 vitesh, këtë pritshmëri të madhe, të mos e kemi humbur dhe të mos e shohim atë hartën që të ndryshojë, por të shohim se si ajo mund të ndryshojë akoma më shumë për ne dhe kjo nuk ka të bëjë fare me fundin e demokracisë.