Erion Veliaj u betua sot si kryetar i Bashkisë Tiranë.
Veliaj u betua në ceremoninë e organizuar në tarracën e godinës së bashkisë dhe nis sot detyrën për mandatin e tretë në krye të kryeqytetit.
Teksa shprehu mirënjohjen për besimin e qytetarëve në mandatin e tij të fundit si kryebashkiak, Veliaj foli për objektivat e katër viteve të ardhshme.
“Sot Tirana nuk është shtëpia vetëm e shqiptarëve, nga tani e tutje duhet të flasim nga një Tiranë që në dallim nga koha kur ne rriteshin, sot nuk hyn e del dot nga Tirana pa parë grupime turistësh. Dua që Tirana të jetë e të gjithëve. Kemi objektiva të prekshëm. Do të vijojmë punën, do hapim kantierin më të madh fizik në Tiranë. Keni gjithë mirënjohjen dhe dorën e shtrirë për bashkëpunim. ”-tha Veliaj.
Po ashtu, 61 këshilltarët e zgjedhur në 14 maj u betuan sot, ndërsa kryetare e tij u zgjodh, Romina Kuko.