Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë do të ngrejë një Komision të Posaçëm për Ndërhyrjet e Jashtme.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla u shpreh se PD-ja rezulton një nga subjektet politike që rezulton të ketë ardhur një financim i huaj që dyshohet se është Rusia.
“Ne nuk kemi hequr dorë nga nevoja që Kuvendi i Shqipërisë të kontrollojë, jo të hetojë, përmes një Komisioni të Posaçëm nivelin e ndërhyrjeve të huaja kryesisht nga aktorë jo miqësor, dhe këtu veçoj Rusinë, funksionim e institucioneve demokratike në vend.
Parlamenti Europian e bëri këtë gjë, që nga viti 2020 ka ndërhyrë një komision të posaçëm për të parë këto ndërhyrje të huaja, ka miratuar një raport të enjten e kaluar dhe pashë nga reagimi i një prej kreut të grupeve si Mediu. Shpresoj që Bardhi, apo Dodës, që në konferencën më të parë të kryetarëve ta diskutojmë, në mënyrë që edhe kuvendi i Shqipërisë të ngre një komision të posaçëm për të verifikuar këto ndërhyrje të huaja. PD ka qenë një prej subjekteve politike që rezulton të ketë ardhur një financim i huaj dhe burime të dyshuara nga Rusia.
Siç jemi njoftuar ka pasur një hetim të brendshme dhe të dështuar nga prokuroria. Ka prova të bëra politike edhe për një parti tjetër politike, apo drejtues të një partie. Jemi në kohën e duhur të verifikojmë të gjitha këto informacione me një komision të posaçëm se nuk e kemi mundësinë të ngremë një komision hetimor”, – tha Balla.