Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, bëri betimin në parlament si President i Turqisë edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar pas raundit të dytë të votimeve.
Pas betimit në Parlamentin e Turqisë, Erdogan pritet të vizitojë Anitkabirin, muzeun e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë.
Ndërsa pas betimit pritet që ai të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit që do të mbahet për të, ku do të marrin pjesë zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende, duke përfshirë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, zyrtarë të lartë, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë NATO-n dhe Organizatën e Shteteve Turke dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam.
Pjesëmarrësit di të jenë pjesë e një darke në Pallatin Çankaya, ku do të priten nga Presidenti i sapo zgjedhur i Turqisë.
Ndërsa pas darke ai pritet të shpallë kabinetin e tij të ri.
Kujtojmë se Erdoğan fitoi balotazhin presidencial të dielën e kaluar me një diferencë shumë të vogël nga kundërshtari i tij.
Erdogan arriti të merrte 52,18 për qind të votave, ndërsa opozita me Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind.