Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani foli për rrugën europiane të Kosovës gjatë fjalimit të saj në seancën e Parlamentit Europian.
Osmani u shpreh se Kosova nuk duhet të largohet kurrë nga rruga euro atlantike. Ajo shtoi se ka ardhur koha që Kosova të bëjë hapa domethënës në rrugën drejt BE.
Më tej ajo shtoi se Kosova dhe Ukraina ndajnë një të përbashkët duke e përkufizuar si një histori pikëllimi në tokën e përbashkët europiane.
“Durimi ynë nuk shuhet. Nuk do të largohemi kurrë nga rruga jonë euro atlantike. Nuk kemi shikuar në asnjë moment në ndonjë drejtim tjetër dhe as nuk do ta bëjmë ndonjëherë. Ne nuk jemi me Europën vetëm me fjalë por edhe me vendime. 100% përafrim me politikën e jashtme të BE. Ka ardhur koha që Kosova të bëjë hapa domethënës në rrugën drejt BE.
Është koha për vendime të guximshme dhe jo për masa gjysmake. Ne jemi krah jush këtu dhe jemi pjesë e kësaj familje. I kuptojmë sfidat që na presim por Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar dhe as nuk do të kërkojë rrugë të shkurtra. Nuk mund të kemi unitet europian pa vlera europiane. Na lejoni të kemi mundësinë që të shfaqim atë që kemi arritur.
Dua të falenderoj që më keni dhënë nderin e madh që të jem zëri i Kosovës. Shpresoj të ketë shërbejë si bashkim mes miqsh dhe testament për atë që ne përpiqem të bëhemi. Nuk duhet të harrojmë kurrë se nga kemi ardhur. Duhet të kujtojmë si kemi arritur këtu dhe kush na ka qëndruar në krah në kohë gëzimi dhe pikëllimi. Zgjodha të flas për vlerat e BE se janë ato që na shërbejnë si busullë morale dhe na udhëheqin ne. Fola se sa shumë ndajmë me BE dhe secilin prej jush. Kosova dhe Ukraina ndajnë një histori pikëllimi në tokën e përbashkët europiane”, deklaroi Osmani.