Publikimi i plotë i videos ku ish kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, shfaqet duke kryer marrëdhënie intime në zyrë me një grua 40-vjeçare dhe më pas bisedojnë për një projekt për qentë e qytetit, ka konfirmuar skenarin e shantazhit. Janë dy momente që konfirmojmë se gruaja 40-vjeçare nuk kishte qëllim të fitonte ndonjë projekt nga Bashkia e Kukësit për trajtimin e qenve, por kishte si qëllim vetëm të siguronte pamje komprometuese me qëllim shkatërrimin dhe shantazhimin e Safet Gjicit. Shqiptarja.com mëson se Safet Gjici është sinjalizuar tre ditë para publikimit për videon, ndërsa ka nisur të konsultohet me miq dhe avokatë.

Momenti i parë është kur Safet Gjici e pyet 40-vjeçaren se ku banonte. Ajo e gënjen, duke thënë se banonte diku në Kashar, kur në të vërtetë banonte në Durrës. Kjo pyetje tregon se Gjici dhe gruaja nuk kishin një raport të konsoliduar. Pyetja se ku banon bëhet zakonisht në takimin e parë ose të dytë.

Momenti i tytë, është kur gruaja gënjen për emrin e saj, kur pyetet nga nënkryetari i bashkisë, i cili kishte marrë porosi nga Gjici që të ndiqte kërkesën e saj për projektin për qentë e qytetit. Nëse ajo do të ishte interesuar për tenderin e qenve, nuk kishte asnjë arsye që të gënjente për emrin, një e dhënë elementare.

Të gjitha këto rrethana nuk e lehtësojnë Safet Gjicin, i cili mund të akuzohet për shpërdorim detyre, pasi përdori zyrën publik për një raport intim. Por, publikimi i plotë i videos, rëndon më shumë në aspektin penal pozitat e 40-vjeçares, e cila mund të akuzohet për dy vepra penale, ndikim të paligjshëm dhe shtrëngim për dhënie pasurie.

Edhe pse 40-vjeçarja nuk ka pasur qëllim për të marrë tenderin e qenve, ajo mund të ketë kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, parashikuar në nenin 245/1. Nëse SPAK do të konstatojë elementë të veprës penale të shtrëngimit për dhënien e pasurisë, neni 109/b i Kodit Penal, parashikohet nga 2 deri në 8 vite burg.