Është gjetur i masakruar trupi i pajetë i 27-vjeçars në Kos, të Greqisë, e cila rezultonte e zhdukur prej një jave.
Mediat greke bëjnë me dije se trupi i pajetë i Anastasia Rubinska nga Polonia është gjetur i pajte në një moçal, brenda një qese të zezë plehrash, të mbuluar me degë. Sipas informacioneve, trupi i saj i pajetë ishte lakuriq dhe i mbështjellë me çarçaf.
Vlerësimi i parë për shkakun e vdekjes është se ajo është për shkak të mbytjes, ndërkohë që ka pasur të nxira në trup si dhe një dëmtim në kokë.
Sot pritet të kryhet autopsia në trupin e 27-vjeçares në prani të nënës së saj dhe partnerit 28-vjeçar të cilit do t’i kërkohet identifikimi i saj.
Vendi ku u gjet e pajetë e reja polake shqetëson autoritetet pasi ata “krehën” zonën e gjerë për 6 ditë pa e gjetur atë. Ndaj ata nuk përjashtojnë mundësinë që autori apo autorët e vrasjes ta kenë fshehur aty trupin, ndërkohë që hetimet për gjetjen e Anastasias ishin në vazhdim.
I akuzuar kryesor për këtë ngjarje mbetet një 32-vjeçar nga Bangladeshi që konsiderohet si i dyshuari kryesor për vrasjen e 27-vjeçares dhe është personi i fundit që e ka takuar mbrëmjen e së hënës.
Ai në polici ka treguar se ishte takuar me Anastasin së bashku me katër të huaj të tjerë, 2 pakistanezë dhe 2 bangladeshas. Fillimisht kanë shkuar në një minimarket në zonë dhe më pas në shtëpinë e tij, në Marmari, pasi 27-vjeçarja ishte në gjendje të dehur. Ai tha e me të renë kishin shkuar në shtëpinë e tij dhe se kishin kryer marrëdhënie seksuale, më pas e kishte lënë në një rrugë dhe 27-vjeçarja do të kthehej në shtëpi.
Policia ka gjetur ADN-në dhe flokët e 27-vjeçares në dhomën e të huajit, ndërsa ka pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë që tregojnë se ai hyn në shtëpi me të riun polak. Mirëpo, shoku i dhomës së 32-vjeçarit dëshmoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.
Në të njëjtën kohë, atij iu gjet një biletë avioni për në Itali me datë nisjeje të nesërmen e zhdukjes së 27-vjeçares duke bërë kështu autoritetet të mendojnë se ai do të arratisej.
Një element shtesë që ngjall dyshime se 32 vjeçari është autori i kësaj ngjarje makabre janë se në trup ai ka shenja gërvishese në trup.