Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot përfundimisht pretendimet e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kamëz.

Me vendimin e sotëm (19 qershor 2023) Kolegji vendosi të lërë në fuqi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 14 majit ku Rakip Suli fitoi me një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të “BF” Arjan Hoxha.

Gjithashtu u rrëzuan edhe kërkesat e tjera të koalicioni Berisha-Mera që kërkonin ekspertë të huaj për shqyrtimin e funksionimit të pajisjeve elektronike, krahasimi e rezultatit elektronik me atë fizik si dhe hapjen e kamerave të sigurisë të vendosura ditën e votimit.